Lajme

Ministria e Mbrojtjes njofton për vazhdimin e afatit për aplikim për ushtarë të FSK-së


Ilutrim

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së premte, se të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për t’u bërë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), se afati i konkursit për rekrutim do të vazhdohet deri me datën 22.11.2021.

Sipas njoftimit, është bërë e ditur se të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkuruar, nuk kanë nevojë për ri konkurim.

Po ashtu, kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, i fton të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, duke shtuar se “iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”.

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj, iu pati drejtuar qytetarëve të Kosovës të interesuar për të konkurruar në konkursin tashmë të lajmëruar për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj, premtoi dhe siguroi se përzgjedhja do të jetë e drejtë dhe transparente.

“Si Ministër i Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garantoj proces fer dhe transparent, dhe në përputhje të plotë me procedurat dhe kriteret, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”, shkroi ai në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore