Lajme

Ministri zvicerian: Në Gjenevë po zhvillohen bisedime sekrete për paqen në Ukrainë


Bisedimet sekrete “jo në nivelin më të lartë” për të arritur një marrëveshje paqeje për luftën në Ukrainë thuhet se po zhvillohen në Gjenevë të Zvicrës.

Kështu të paktën deklaroi ministri i Jashtëm i Bernës, Ignazio Cassis për gazetën “Le Temps”.

“Ne gjithmonë ofrojmë shërbimet tona megjithatë, pyetja është se cila qasje do të adoptojnë Rusia dhe Ukraina”.

Për të, një vit pas sulmit rus në Ukrainë, bota është bërë multipolare me një rikthim shqetësues në politikën e më të fortëve.

Pavarësisht refuzimit të Moskës, Konfederata vazhdon të ofrojë zyrat e saj të mira për të gjetur një zgjidhje.

“Një ditë kjo luftë do të përfundojë përmes negociatave. Ndërtimi i paqes është një biznes i ndërlikuar që ka nevojë për shumë diplomaci”.

Takimet zhvillohen në Gjenevë “me diskrecionin më të madh”.

Megjithatë, ato aktualisht nuk mbahen në nivelin më të lartë.

Sipas këshilltarit federal, Zvicra i është bashkuar vendeve perëndimore duke miratuar sanksione kundër Rusisë.

“Jam i bindur se ishte vendimi i duhur”, tha Cassis, duke nënvizuar shkeljen e rëndë të ligjit ndërkombëtar nga Moska.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore