Lajme

Ministri Krasniqi thotë se është i nderuar që mori këshilltar burrin e Albulena Haxhiut


Albulena Haxhiu dhe burri tashme i punesuar Albn Krasniqi

Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është punësuar si këshilltar politik i Elbert Krasniqit, ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Por, vetë ministri, në një përgjigje për Albanian Post, punësimin e Albanit nuk e ndërlidhë me gruan e tij ministre, por me ekspertizën që thotë se e ka tashmë këshilltari i tij.

“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme”, ka thënë ministri për AP.

Madje ministri e ka konsideruar si nder i madh që Krasniqi pranoi t’i bashkohet në ekip.

“Ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë”.

Ministri Elbert Krasniqi

Ministri ka shtuar edhe se punësimi i burrit të Haxhiut po bëhet pa pagesë dhe “pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, megjithatë kjo nuk është krejt e vërtetë.

Alban Krasniqi, siç e përcakton edhe vendimi për punësimin e tij, do të paguhet “përmes donatorëve të ndryshëm të jashtëm të cilët mund të ofrojnë përkrahje të tillë konform legjislacionit në fuqi”.

Ndryshe, Alban Krasniqi pati garuar në zgjedhjet e fundit si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës.

Krasniqi nuk fitoi. Ai mbahet mend për debatet e ashpra e me tension në studiot televizive dhe ofendimet që jo rrallë i bën nëpër rrjetet sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore