Lajme

Millanoviç në OKB: Kroacia ende po kërkon 1 mijë e 858 personat e zhdukur në luftë


Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç në fjalimin e itj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kroacia është e vendosur për stabilitet, funksionalitet dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor dhe se është mbështetësja më e fortë e zgjerimit të Bashkimit Evropain drejt rajonit.

“Kjo kërkon transformim demokratik, dhe liderët duhet të zbusin tensiionet, të tejkalojnë dallimet që kanë mes vete dhe të gjejnë mënyra të ndërtojnë partneritet të qëndrueshëm”, tha Presidenti i Kroacisë, Millanoviç.

Ai tha se “gurëthemeli i paqes dhe sigurisë në rajon ësht Bosnja dhe Hercegovina”, por se situata në rajon është shumë komplekse dhe sfiduese.

“Duam që Bosnjen dhe Hercegovinën ta shohim si vend të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, që bën një përparim të qëndrueshëm drejt anëtarësimin në BE, si një vend ku barazia e tri konstituentëve të popujve të saj dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve janë plotësisht të garantuara”, deklaroi ata para Asamblesë së Përgjithshme.

Ai tha se kjo pabarazi e tri përbërësve shtetëror të BeH-së ka mbetur pa zgjidhje qe shumë kohë.

Millanoviç gjithashtu deklaroi se Kroacia ende po kërkon 1 mijë e 858 qytetarët e saj të pagjetur në Luftën për Atdheun të viteve 1991-1995.

“Për këtë arsye u bëj thirrje fqinjëve të bashkëpunojnë me besim të ndërsjellë dhe të respketojmë obligimet e deklaruara dhe marrëveshjet ndërkombëtare”.

Milanoviç e përfundoi fjalimin e tij me mësimet që duhen marrë nga Afganistani, në të cilin Kroacia gjithashtu mori pjesë si pjesë e forcës paqeruajtëse, dhe tha se ishte e vështirë të mos dekurajoheshe nga kthimi i talebanëve në pushtet pas 20 vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore