Shqipëria

Meta, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve


Presidenti i Shqipёrisё, Ilir Meta, kreu homazhe nё nderim tё Dёshmorёve tё Atdheut.

Meta vendosi kurora me lule te memoriali pёrkujtimor “Nёna Shqipёri”.

“Sot nё kёtё ditё kaq tё rёndёsishme nё historinё tonё, nё Ditёn e Dёshmorёve, nё ditёn kur udhёheqёsi i lirisё antifashiste, Qemal Stafa dha jetёn pёr lirinё e atdheut. Kujtojmё gjithashtu Margarita Kulanin, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin dhe gjithё bijtё e bijat mё tё mira tё kёsaj toke, qё bёnё sakrificat pёr lirinё dhe Pavarёsinё e Shqipёrisё”, u shpreh Meta nё njё deklaratё pёr media.

Presidenti theksoi “nё kёtё ditё tё veçantё” rёndёsinё e angazhimit qё qytetarёt shqiptarё tё gёzojnё tё gjitha liritё qё u takojnё nё atdheun e tyre dhe arritjen e vendit qё meritojnё nё Bashkimin Evropian.

Prezent nё ceremoni ishte dhe kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili gjithashtu bëri homazhe duke vendosur kurora me lule nё përkujtimoren e Dёshmorёve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore