Lajme

Merr zjarr ambasada ruse në Filipine


Ambasada ruse në Filipine është përfshirë nga zjarri të premten e 4 shkurtit.

Sipas njoftimeve të para zyrtare, objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Shkaqet e shpërthimit ende janë duke u hetuar.

Si pasojë e incidentit nuk ka persona të lënduar. Stafi i ambasadës, si dhe familjarët e tyre që ndodheshin në ndërtesë, u evakuuan.

“Në bashkëpunim me shërbimet e urgjencës filipinase, burimi kryesor i zjarrit u eliminua menjëherë dhe puna për shuarjen e zjarrit do të përfundojë në të ardhmen e afërt”, tha Ministria e Punëve të Jashtme ruse në një deklaratë.

Media digjitale e Filipineve “Rappler” raportoi fillimisht lajmin.

Ajo postoi një video në kanalin e saj YouTube që shfaq çatinë e djegur të ndërtesës së ambasadës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore