Bota

SHBA/Mediat Sociale bllokojnë Trump


Donald Trump është pezulluar nga Twitter dhe Facebook pas deklaratave të tij kundrejt certifikimit të zgjedhjeve nga Senati. Sipas pretendimeve të mediave sociale Trump ka mbështetur po ashtu protestuesit që sulmuan godinën e Capitol në SHBA.

Në një postim në Twitter, Trump kishte shkruar fjalën “vjedhur” duke nënkuptuar se fitorja ishte marr padrejtësisht prej tij, si dhe i’u drejtua protestuesve me fjalët “ju dua” dhe “patriotë”.

Twitter kërkoi heqjen e tre postimeve që përbënin shkelje të rënda të politikës së “Integritetit Qytetar”.

Kompania tha se llogaria e Trump do të mbetej e mbyllur për aq kohë sa postimet nuk do të fshihen dhe lajmëroi se vazhdimësia e tyre në të ardhmen do të të çoj deri në çaktivizimin e përhershëm të çdo lloj llogarie të Trump.

Facebook dhe Instagram po ashtu kanë ndaluar Trump nga të qenurit aktiv për 24 orë.

“Deklaratat e Trump janë duke influencuar dhunën e krijuar”, u shpreh Facebook.

Ndërkohë YouTube hoqi një video duke thënë se shkelte “politikat për përhapjen e mashtrimeve zgjedhore”, politikë kjo e vendosur paraprakisht, me qëllim ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme në lidhje me procesin e zgjedhjeve.

Po ashtu Snapchat fshiu disa poste të Trump, por nuk deklaroi nëse do të proçedojë po ashtu me bllokimin e llogarisë e tij.

Përditësim:

Facebook dhe Instagram deklaruan se do i mbajnë të bllokuara pa afat llogaritë e Trump-it./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore