Përballje

Me shumë mund, Real Madrid fiton në frymën e fundit


Real Madrid kthehet te fitoret pas triumfit përballë vendit të fundit, Huesca-s.

Hero për Real Madrid-in ishte qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane, me dy gola.

Pjesa parë përfundoi me rezultat 0-0.

Huesca gjeti epersinë herët në pjesën e dytë me golin e Javi Galan.

Varane barazoi pas shtatë minutash në të 55-tën, dhe në të 85-tën ai shënoi përsëri për t’i dhënë fitoren madrilenëve.

Real Madrid ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, në pritje të rezultatit të Barcelona-s që luan nesër.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore