Lajme

“Masat e qeverisë janë gati se të paefektshme”


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur alarmante situatën me COVID-19 në Kosovë.

Sipas tij, “masat e qeverisë janë gati se të paefektshme”.

“Në këtë situatë qytetarët duhet të kujdesen pak më shumë për vetën dhe familjet e tyre.  Në veçanti të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.  Mos shkoni dhe mos i lejoni familjaret të marrin pjesë më turma të mëdha dhe bartni maska në hapësira të mbyllura”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Vaksinohuni por duhet ta dini që përkundër vaksinimit që ju mbron juve, edhe njerëzit e vaksinuar mund të përhapin virusin, e në veçanti varianti Delta”.

“Në Prishtinë hulumtimi jonë ka treguar që deri në Mars 48 përqind e kanë kaluar COVID-in.  Numri i të vaksinuarve ende nuk e mbron Prishtinën me imunitet të turmës prandaj keni kujdes. Qendra e Mjekësisë familjare vazhdon të jetë qendër e COVID-it për Prishtinën, duke ofruar shërbime të ndihmës jospitalore si dhe teste të shpejta antigjen”.

Ahmeti shtoi se “nuk ka kuptim që në këto rrethana fushata për zgjedhjet lokale të jetë 30 ditë”.

“Duke ditur përgjegjësinë e partive karshi zgjedhjeve nuk duhet të rrezikojmë.  E pakta që mund të bëhet është të shkurtohet fushata në dhjetë ditë duke bërë zgjidhje për të hyrat e mediave të cilat janë në gjendje të rënduar financiare. Niveli i alarmit duhet të ngritet nga të gjithë duke filluar nga qeveria. 1 i vdekur është një më shumë se që duhet të jetë. 18 në ditë është tepër shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore