Sport

Mane modest, zhvillon ndeshje futbolli në baltë në vendlindjen e tij (VIDEO)


Futbollisti i Liverpool-it, Sadio Mane, është rikthyer në vendlindjen e tij në Senegal për pushimet verore, pas një sezoni shumë të lodhshëm që kishte me klubin dhe kombëtaren e tij.

Megjithatë, senegalezi nuk ka vendosur të pushojë, pasi që ai ka organizuar ndeshje futbolli me disa yje të tjerë senegalezë si: El-Hadji Diouf, Papiss Cisse dhe Mbaye Diagne.

Ajo se çka bie në sy, është se ndeshja nuk ishte zhvilluar në ndonjë stadium, por në lagje, e cila u shndërrua në një fushë me shumë baltë pasi shiu filloi të binte.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi aspak Mane-n me shokë, që t’i arkëtojnë të pranishmit aty duke luajtur futboll.

Pra, një modesti nga sulmuesi i Liverpool-it, të cilën ndoshta nuk e kemi parë asnjëherë nga ndonjë yll i futbollit siç është Mane.

Sa i përket sezonit që lamë pas, Mane me Liverpool-in fitoi Kupën e Ligës dhe FA Cup, ndërsa në Premier Leauge doli i dyti dhe shkoi deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa me kombëtaren e Senegalit arriti ta fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës.

Sa i përket sezonit të ardhshëm, 30 vjeçari me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, ku ka arritur marrëveshje me skuadrën e Bayern-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore