Shqipëria

Lushnjë: Arrestohet 19-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare


Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën e 2 nëntorit në qytetin e Lushnjës, pasi një 19-vjeçar është arrestuar lidhur me dyshimet për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se i riu banon në Cërrik.

19-vjeçari me iniciale F.H., u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Ky rast vjen gjashtë muaj pas protestës së fundit të zhvilluar kundër abuzimit seksual të vajzave.

“Duam mbrojtje duam liri, dënim maksimal për përdhunuesin”.

Kjo ishte një nga thirrjet e shumë qytetarëve të cilët dolën asookohe në protestë për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave që abuzohen seksualisht.

Studimet tregojnë se 50% e grave dhe vajzave në Shqipëri kanë përjetuar një formë të dhunës gjatë jetës së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore