Sport

Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë bojkotohen nga Perëndimi, por jo nga “autoritarët”


Kur udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping të hapë Lojërat Olimpike të Pekinit të premten, ai do të rrethohet nga liderë të cilët nuk kanë gjasa të shuajnë zërat e shqetësimeve që këto Lojëra po forcojnë një regjim autoritar.

Liderët botëror që pritet të marrin pjesë në ceremoninë e të premtes, vijnë kryesisht nga vende që listohen si regjime autoritare ose “hibride” në listën e Indeksit të Demokracisë nga Economist Intelligence Unit 2020.

Gjithashtu, udhëheqësit demokratë, duke përfshirë ata nga Singapori, Argjentina, Ekuadori, Mongolia, Polonia dhe Serbia u përfshinë në një listë të pjesëmarrësve të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Kinës javën e kaluar.

Nuk do të jenë të pranishëm liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, të cilët u bashkuan me SHBA-të për të bojkotuar këto Lojëra, pasi akuzojnë Pekinin zyrtar për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Të tjerë udhëheqës nga Zelanda e Re, Holanda, Suedia dhe Austria kanë refuzuar ftesat, duke përmendur pandeminë ose kontrollet e rrepta të Pekinit për Covid-19.

Nga ana tjetër është konfirmuar prania e presidentit rus Vladimir Putin, princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, apo dhe presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi.

Çfarë tregon një distancim të Kinës nga Perëndimi dhe krijimi i një blloku miqësie me udhëheqës autoritar.

Udhëtimi i Putin-it në Pekin vjen në një moment të tensioneve të rritura me SHBA-në dhe aleatët e saj, mes shqetësimeve se udhëheqësi rus mund të jetë duke planifikuar një pushtim të Ukrainës.

Putin, i cili ka planifikuar për të takuar Xi të premten, lëshoi ​​një letër në median shtetërore kineze të enjten, duke vlerësuar “epokën e re” të marrëdhënieve midis Kinës dhe Rusisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje lidhjet në rritje, ekonomike dhe energjetike midis vendeve fqinje, si dhe përmendi planet për të diskutuar çështjet kryesore në “agjendat rajonale dhe globale” me udhëheqësin kinez.

Sipas Pekinit zyrtar, Xi gjithashtu do të presë në takime dypalëshe edhe personalitetet të tjerë si Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Polemikat rreth Lojërave janë rritur në muajt e fundit, ndërsa qeveritë dhe grupet e të drejtave tregojnë për abuzime të dyshuara të të drejtave të njeriut në Kinë ndaj ujgurëve dhe myslimanëve në Xinjiang. Për të cilat Uashingtoni pretendon se janë gjenocid, si dhe një goditje e Hong Kongut dhe Kinës për të frikësuar ishullin vetëqeverisës të Tajvanit.

Javën e kaluar, një koalicion prej mbi 200 organizatash bëri thirrje që më shumë vende t’i bashkohen bojkotit diplomatik.

“Nuk është e mundur që Lojërat Olimpike të jenë një ‘forcë për të mirë’, siç pretendon Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërkohë që qeveria pritëse po kryen krime të rënda në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Sophie Richardson, drejtoreshë e Human Rights Watch në Kinë.

Organizata me bazë në Nju Jork ka paralajmëruar gjithashtu atletët që do të udhëtojnë në Lojërat Dimërore për të folur për çështjet e të drejtave të njeriut ndërsa ata janë në Kinë.

Pekini ka reaguar duke i cilësësuar si “politizim” të Olimpiadës këto veprime. Por gjithsesi sipas Ministrit të Jashtëm, Wang Yi bojkotet diplomatike nuk do të ndikojnë në Lojëra.

“Manovrimi politik i disa politikanëve perëndimorë nuk do t’i dëmtojë Lojëra Olimpike, por vetëm do të ekspozojë qëllimin e tyre të shëmtuara”, tha ai.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i shikon Lojërat si një “kompeticion paqësorë” midis kombeve. Përveç konkurrencës atletike, Lojërat kanë qenë prej kohësh një mjet për liderët botërorë për t’u takuar joformalisht.

Lojërat Olimpike të këtij viti pritet të jenë nën masa më të rrepta në lidhje me protokollet ndaj Covid-19 se sa ato të Tokio-s, të mbajtura vetëm një vit më parë. Ato do të fillojnë më 4 shkurt dhe do të mbyllen më 20 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore