Lajme

Llava vullkanike në La Palma të Spanjës “gllabëron” shtëpitë


Vullkani në La Palma Spanjë

Ndërtesat pranë ishullit spanjoll La Palma u përfshinë nga lumenjtë e lavës së vullkanit, mëngjesin e së shtunës.

Vullkani shkatërroi të paktën katër ndërtesa në fshatin Callejon de la Gata, thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”.

Gjithashtu u panë shkreptima rrufeje. Një studim i botuar në vitin 2016 nga revista “Geophysical Research Letters” zbuloi se vetëtima mund të prodhohet gjatë shpërthimeve vullkanike sepse përplasja e grimcave të hirit krijon një ngarkesë elektrike.

Instituti Gjeologjik Kombëtar Spanjoll deklaroi se kishte një seri prej 37 lëvizjesh sizmike të shtunën, me magnitudë 4.1.

Shpërthimi i vullkanit

Vullkani “Cumbre Vieja” filloi të shpërthejë më 19 shtator dhe ka shkatërruar më shumë se 800 ndërtesa. Rreth 6 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në ishull.

La Palma, me një popullsi prej rreth 83 mijë banorësh është një nga Ishujt Kanarie në Atlantik.

Llava nga vullkani ka përfshirë mbi 150 hektarë (370 hektarë) tokë bujqësore, shumica e saj e përdorur për kultivimin e bananeve që janë një nga kulturat kryesore në ishull.

Aeroporti i La Palma’s është mbyllur që nga e enjtja për shkak të hirit, tha operatori spanjoll i trafikut ajror Aena, por aeroportet e tjera në arkipelag mbetën të hapura.

Lava flows from an eruption of a volcano at the island of La Palma in the Canaries, Spain, Sunday, Sept. 19, 2021. A volcano on Spain’s Atlantic Ocean island of La Palma erupted Sunday after a weeklong buildup of seismic activity, prompting authorities to evacuate thousands as lava flows destroyed isolated houses and threatened to reach the coast. New eruptions continued into the night. (AP Photo/Jonathan Rodriguez)

Që prej 19 shtatorit vullkani është aktiv dhe autoritetet spanjolle evakuuan njerëzit përpara shpërthimit të tij.

Ekspertët kishin paralajmëruar më herët për tërmete dhe shpërthimin e vullkanit.

Shpërthimi i tij i fundit ishte në vitin 1971.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore