Lajme

Lëndohen tre persona nga vetaksidenti në Gjilan


Ilustrim.

Të mërkurën një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan ku kanë pësuar lëndime trupore tre persona.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Policia e Kosovës.

Ahmeti, ka bërë të ditur se policia ka filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo për AP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore