Lajme

La Palma, mbyllet aeroporti pas itensifikimit tё vullkanit


Shpërthimet vullkanike në La Palma detyruan ishullin e vogël spanjoll të mbyllte aeroportin e tij. Eventi shkaktoi radhë të gjata për anijet jashtë ishullit, sipas agjencisë mediatike “BBC”.

Vullkani Cumbre Vieja, i cili filloi të shpërthejë të dielën e kaluar, po hyn në një fazë të re shpërthyese.

Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie, Involcan tha se, emetimet e reja tё llavёs ishin në perëndim të kanalit parësor.

Pamjet e dronёve kishin treguar se koni i vullkanit ishte thyer, sipas Institutit Kombёtar Gjeografik dhe tё Minierave.

“Nuk është e pazakontë qё në këtë lloj shpërthimi koni i vullkanit të thyhet. Ёshtё formuar njё krater qё nuk e mban mё dot peshёn e vet”, tha drejtori i komitetit tё reagimit ndaj vullkanit, duke shtuar se evakuimet do tё vazhdojnё edhe pёr 24 orё tё tjera si masё paraprake.

Vullkani ka nxjerrë mijëra tonë lavë, ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e gati 6 mijё njerëzve që kur filloi të shpërthejë të dielën e kaluar.

Të premten, autoritetet evakuuan qytetet e Tajuya, Tacande de Abajo dhe pjesën e Tacande de Arriba që nuk ishin evakuuar pasi filloi shpёrthimi i ri.

La Palma, ёshtё njё arkipelag qё pёrbёn Ishujt Kanarie nё Atlantik, me një popullsi prej mbi 83 mijё banorё.

Asnjë viktimë ose dëmtim serioz nuk është raportuar në shpërthimin e vullkanit, por rreth 15% e të korrave të bananeve, ekonomia kryesore e ishullit, mund të jenë në rrezik, duke rrezikuar mijëra vende pune.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore