Sport

La Liga zyrtarizon kalendarin e sezonit të ri, ja kur do të jenë përballjet e forta


La Liga spanjolle ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri futbollistik 2021/22. Sezoni do të fillojë më 15 gusht 2021 dhe do të përfundojë më 22 maj 2022.

Në javën e parë të kampionatit, kampionët në fuqi, Atletico Madrid-i do të përballen me Celta Vigo-n, në shtëpinë e këtyre të fundit. Real Madrid-i do të përballet me vendasit e Deportivo Alaves-it, ndërsa Barcelona do të presë Real Sociedad-in.

Ndeshjet kryesore:

Atletico Madrid – Barcelona, java e tetë, 3 tetor 2021.

Barcelona – Real Madrid, java e 10-të, 24 tetor 2021.

Real Madrid – Atletico Madrid, java e 17-të, 12 dhjetor 2021.

Kalendari i plotë këtu.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore