Lajme

Kurz: Ballkani Perëndimor ka nevojë për perspektivë të sinqertë europiane


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz

“Ballkanin Perëndimor e kemi jo vetëm historikisht të afërt, por edhe gjeografikisht dhe njerëzisht”.

Kështu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, para fillimit të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Kurz theksoi domosdoshmërinë e BE-së për ofrimin e “perspektivës së sinqertë evropiane” ndaj gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit, të cilët nuk janë pjesë e BE-së.

“Nëse ne si BE”, tha Kurz “nuk ofrojmë prospekt serioz për kët rajon, duhet të ka dimë mirë se superfuqi si Kina, Rusia por edhe Turqia do të kenë rol të madh aty”.

Ndërsa tha edhe se rajonin e Ballkanit, Austria e ka “shumë përzemër”.

“Ky rajon i takon gjeografikisht Evropës dhe duhet të ketë një perspektivë evropiane”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore