Lajme

Kurti për vdekjen e Kryepeshkopit Demond Tutu – “Besimi juaj na ka formësuar të gjithëve”


Desmond Tutu, fitues i çmimit Nobel për Paqe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Kryepeshkopit, fituesit të çmimit “Nobel për Paqe” si dhe veteranit të luftës në Afrikën Jugore, Desmond Tutu.

Lajmin për vdekjen e kryepeshkopit Desmond Tutu e ka bërë të ditur Presidenca e Afrikës së Jugut.

“Largimi i kryepeshkopit Desmond Tutu është një kapitull tjetër në të cilin me keqardhje i themi lamtumirë brezit të Afrikës së Jugut të jashtëzakonshëm që na lanë trashëgim një Afrikë të Jugut të çliruar”, tha Presidenti Cyril Ramaphosa në një deklaratë, raportoi Reuters.

Ndërkaq edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu ngushëllime e tij përmes një cicërime në llogarinë e tij në Twitter.

“U prefsh ne paqe Kryepeshkop Desmond Tutu. Sot më shumë se kurrë, fjalët tuaja për paqe dhe drejtësi përmes thënies së së vërtetës dhe pajtimit rezonojnë. Besimi juaj na ka dhënë formë të gjithëve”, shkroi Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore