Lajme

Kubë, disidentët goditen përpara marshimit të protestës


Agjentët e sigurisë shtetërore kubane kanë penguar organizatorin e mitingjeve pro-demokratike të planifikuara për më vonë të hënën, pёr t’u larguar nga shtëpia e tij.

Forcat e sigurisë rrethuan shtëpinë e Yunior Garcia-s dhe të aktivistëve të tjerë kryesorë të dielën.

Partia Komuniste në pushtet i ka ndaluar protestat, të cilat sipas saj janë një përpjekje e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të përmbysur qeverinë.

Autoritetet arrestuan qindra njerëz pas protestave në korrik.

Tubimet publike të paautorizuara janë të paligjshme në Kubë dhe ata që dalin në marshim rrezikojnë të burgosen.

Fakti që mijëra njerëz iu bashkuan protestave të korrikut duke brohoritur “liri” dhe “poshtë diktatura” tregoi nivelin e pakënaqësisë që shumë në Kubë ndjejnë pas më shumë se gjashtë dekadave të sundimit komunist.

Pas protestave të korrikut dhe arrestimeve që pasuan, Garcia krijoi një grup në median sociale Facebook të quajtur Archipielago, i cili kërkonte leje zyrtare për të organizuar demonstrata paqësore.

Disidentёt kёrkojnё të drejta për të gjithë kubanët dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Leja u refuzua, por disidentët kanë këmbëngulur se protesta e tyre do të vazhdojë siç ishte planifikuar.

Korrespondenti i BBC-së në Kubë, Will Grant, thotë se ata këmbëngulin se njerëzit do të tregojnë lodhjen e tyre me sundimin komunist.

Korrespondenti ynë thotë se ka edhe kundërshtime nga ana e qeverisë dhe mbështetësve të saj se ajo që ata e konsiderojnë një përpjekje për përmbysje të mbështetur nga SHBA, nuk do të lejohet të marrë vrull.

Garcia kishte planifikuar të ecte në shëtitoren ujore të Havanës, Malecon, duke mbajtur një trëndafil të bardhë një ditë përpara protestave kryesore.

Por herët të dielën, agjentët e sigurimit të shtetit dhe mbështetësit e qeverisë e bllokuan dramaturgun të largohej nga shtëpia e tij.

Ndërsa ai u përpoq të komunikonte nga një dritare e banesës së tij, fqinjët pro-revolucionarë që jetonin sipër tij ulën një flamur të madh kuban për ta penguar atë nga pamja.

Disa disidentë të tjerë kanë raportuar gjithashtu se kanë parë agjentë të sigurimit të shtetit duke patrulluar rrugët para shtëpive të tyre.

Një numër gazetarësh kubanë raportuan se u ishte thënë të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre të hënën.

 

Agjencia spanjolle e lajmeve Efe tha se qeveria kubane tërhoqi kredencialet e shtypit nga pesë prej gazetarëve të saj. Dy u rikthyen më vonë, por qeveria spanjolle po kërkon që të gjithë stafit të Efes në Kubë t’u kthehen kredencialet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore