Shqipëria

Kryetarët e degëve kërkojnë që Basha të mos dorëhiqet: Bashkoji fraksionet


Disa prej kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në Shqipëri, i kanë kërkuar kryetarit të forcës politike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, që të “mos dorëhiqet nga posti, por të bashkojë demokratët”.

Një prej tyre, është sekretari i degës së Vlorës, Gjergji Nika, i cili ka parashtruar se gjërat nuk kanë ndodhur nga 25 prilli në 6 mars.

Sipas Nikës, PD-ja kishte një barrë të brendshme dhe është aktualisht e ndarë në tre fraksione. Një është pjesa e partisë zyrtare, një lëvizja e Berishës dhe pjesën tjetër, ai i ka quajtur “të heshturir”.

Për Nikën, duhet bërë fillimisht punë për t’u ribashkuar me “të heshturit”. Më pas, mund të kalohet në bisedime me foltoren e Sali Berishës.

Kreu i PD-së Librazhd, Bujar Vreto, ka thënë në mbledhje se të djathtët kanë nevojë për një platformë përbashkuese.

“Mblidhni Këshillin Kombëtar, ndoshta edhe Kuvendin në prill, por nuk e gjykoj të arsyeshme dorëheqjen tuaj në këtë çast”, ka thënë Vreto.

Sipas tij, kjo gjë do të çonte në një thellim krize dhe jo në zgjidhje.

Ndërkohë, kryetari i degës Krujë, Sabah Sheta, ka thënë se situata është e keqe dhe duhet gjetur një zgjidhje e shpejtë.

“Ju dhe zoti Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashkë. Nuk mundeni ju të gjeni një zgjidhje?”, ka parashtruar ai.

Teksa, të dyve, u është referuar si “kokat që mbajnë të ndarë PD-në.

“Ju e nisët, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratët. Demokratët i kanë sytë nga ju. Ju mund të na nxirrni nga ky ferr”, përmbylli Sheta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore