Lajme

Kryeministri armen takohet me kryespiunin rus pasi u takua me drejtorin e CIA-s


Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan priti Drejtorin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, Serhiy Naryshkin vetëm tre ditë pas vizitës së drejtorit të CIA-s William Burns në Jerevan.

Informacioni për takimin është postuar në faqen e Pashinyan-it.

Në mesazh thuhet se “bashkëbiseduesit diskutuan çështje që lidhen me sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale. U përmendën proceset që po ndodhin në rajonin e Kaukazit Jugor”.

“Kryeministri vuri në dukje se vizita e zotit Naryshkin është një tjetër mundësi e mirë për të diskutuar çështjet në axhendën e marrëdhënieve aleate armeno-ruse”, thuhet në mesazh.

Vizita e Naryshkin-it u zhvillua më 18 korrik. Në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse nuk ka asnjë informacion për vizitën e Naryshkin-it në Armeni.

Kujtojmë se më 15 korrik, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, erdhi në Jerevan.

Shërbimi për shtyp i qeverisë armene raportoi pas takimit se Burns dhe Pashinyan “diskutuan çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale, luftën kundër terrorizmit”, si dhe proceset që po ndodhin në rajonin e Kaukazit Jugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore