Lajme

Kryediplomatja gjermane pritet në Moskë – “Gjermania dhe Rusia duan që Ballkani të zhvillohet pozitivisht”


Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov

Ministrja e re gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock është takuar me homologun e saj rus në Moskë, Sergej Lavrov, me të cilin temë diskutimi ka pasur situatën politike Ballkan, me theks të posaçëm atë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ambasada e Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë theksoi se mesazhi i Lavrov ishte se Këshilli për Implementimin e Paqes (PIC) duhet të merr vendime në bazë të konsensusit.

“Gjermani dhe Rusia kanë interesa të përbashkëta që situata në Ballkan të zhvillohet sipas skenareve pozitive. Ne, sikurse edhe Gjermania, jemi anëtar të PIC-së në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit. Ne jemi të interesuar në rinimin e konsensusit në këtë mekanizëm të rëndësishëm.”, ka thënë Lavror gjatë takimit me Analena Baerbock.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencë të përbashkët shtypi pas takimit në Moskë, më 18 janar 2022. (Foto nga MAXIM SHEMETOV / POOL / AFP)

Gjithashtu në Moskë Lavrov priti edhe homologun e tij kroat, të cilit i shprehu se “vëren diskrimin ndaj kroatëve në BeH” si dhe akuzoi ShBA-në se po e “demonizojnë” Republika Srpska-n në Bosnje.

Lavrov akuzon ShBA-në për ndëryrje në punët e brendshme të BeH-së

“Po bëhen përpjekje që në mënyrë aktive ta shndërrojnë Bosnjën në një shtet unitar, shtet ky i cili ka dy entitete dhe që është i ndërtuar nga tri popuj. Dhe me inkurajimin e disa vendeve perëndimore, në rend të parë ShBA-së, satanizimi i Republika Srpska-s dhe lidershipit të saj është duke u përdorur për këto qëllime të paduhura”, ka deklaruar Lavrov.

Kryediplomati rus ka thënë se Rusia pret që Bashkimi Evropian të ndihmojë në rikthimin e parimeve të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për të zgjidhjen e situatës së BeH-së, dhe “të ndalojnë së trajtuari Ballkanin Perëndimor si zonë për të pasur ndikim”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov, në takim me homologun e tij kroat, Gordan Grliç-Radman. Foto: MPJ ruse

Ai madje iu referua edhe fjalëve të ish-kryediplomates evropiane, Frederica Mogherini, e cila thënë në fjalët e Lavrovit, ka thënë se “Ballkani Perëndimor është një ku Bashkimi Evropian do të mirret me të gjitha problemet dhe se është më mirë që të tjerët të mos përzihen”.

Sipas ministrit rus, “është tejet indikative, se me thirrjet për mosinterferim në punët e brendshme të një shteti, ShBA ka emëruar përfaqësues special për implementimin e reformës zgjedhore në BeH. Kjo është çështje ndikimi”.

“Ne konsiderojmë se kjo gjë është treguese në terme të qasjes së ShBA-së ndaj problemeve në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Analena Baerbock kishte paralajmëruar izolim ekonomik të Republika Srpska-s

Ndërkaq Analena Baerbock është prej politikaneve që synon të prezentojë masa të rrepta ndaj disruptuesve të paqes dhe stabilitetit politik të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë.

Para mëse një muaji Zëdhënësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christopher Burger, ka shpjeguar planet e diplomacisë së re gjermane, dhe ministres së jashtme Analena Baerbock, për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër anëtarit serb të Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik, dhe autoriteteve të Republika Srpska-s.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi gjerman u pyet për hapat e mëtutjeshëm sa i përket politikave secesioniste të RS-së në BeH.

“Pas takimit të së hënës, Analena Baerbock ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të dërgojë sinjale të qarta kundër përpjekjeve të ndarjes së BeH-së, dhe të sigurohemi që politikat shkatërrimtare të Dodikut dhe RS-së të mos kalojnë pa i bartur pasojat e tyre”, ka deklaruar zëdhënësi Burger, tansmeton Srpskainfo.

“Gjëra të tilla paraqesin sulme të mprehta dhe të rrezikshme kundër unitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”.

Bashkëkryetarja e partisë gjermane të Gjelbër Annalena Baerbock dhe Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz i Partisë Social Demokratike (SPD) në një debat televiziv në Berlin, Gjermani, 26 qershor 2021. REUTERS/Christian Mang/Pool

“Prandaj”, thekson Burger, “është e qartë se ne nuk do të bashkëpunojmë me entitetin [Republika Srpska-n] që në mënyrë aktive po punon në shkatërrimin e BeH-së”.

Ai madje tha se “po punojmë në nivelin e unionit evropian në mënyrë që të bëjmë rishpërndarjen e fondeve që kanë qenë të parapara për BeH-në”.

Diplomacia gjermane tregon edhe se masa kundër individëve “që vënë në pikëpyetje integritetin territorial të BeH-së, janë duke u konsideruar brenda BE-së”.

“Ne jemi në kontakt të afërt me partnerët brenda BE-së, por edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tregon Christopher Burger.

“Këto janë temat që jemi duke i trajtuar që më në fund t’i vëmë ‘STOP’-in këtyre tendencave të papranueshme”.

Burger thekson se “këto vendime nuk do të bëhen vetëm brenda Gjermanisë”.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schimdt, tregoi për sanksionet e mundshme ekonomike dhe se çfarë do të jenë ato, duke e shtuar edhe se sanksionet “nuk do të kufizohen vetëm në ekonomike”.

“Është e paramendueshme që do të kushtëzojmë secilën pagesë që arrin në BeH ose në cilëndo prej institucioneve të saj”, ka deklaruar Schimdt.

ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Haiko Mas, ishte i pari që lajmëroi për vendosjen e sanksionev ekonomike ndaj Republika Srpska-s.

Në një intervistë të fundit me Klix, ai tha se Gjermania nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa autoritetet e RS-së kryejnë aktivitete secesioniste.

“Gjermania i jep mbështetjen më të madhe dypalëshe Bosnjë-Hercegovinës. Është shumë e qartë: ne nuk mund dhe nuk duam t’i drejtojmë paratë e taksapaguesve gjermanë te entiteti që po punon aktivisht për shkatërrimin e Bosnjës dhe Hercegovinës si shtet”.

“Dhe ne do të shqyrtojmë masa individuale ndaj atyre që vënë në pikëpyetje integritetin territorial të këtij vendi”, ishte përgjigjuar ai atëherë për Klix.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore