Lajme

Krasniqi: Lidhja e Kosovës me SHBA-në e pathyeshme


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Philip Kosnett.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me Kosnnet kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm”, ka thënë Krasniqi.

“PDK-ja, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme”.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe për rolin e PDK-së, si liderë i opozitës në Kosovë.

Ai tutje është shprehur se e ka njoftuar Ambasadorin Philip Kosnett, se partia e tij gjithmonë ka kontribuar ne forcimin e raporteve.

Ndërkaq Kosnett, përmes një cicërime në Twitter ka shkruar se “diskutuam mbi rolin e një opozite konstruktive e cila do të jetë e angazhuar për të ardhmen ekonomike dhe energjetike të Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore