Lajme

Kosovë: Zjarri kaplon një objekt në Lipjan


Zjarri në aneksin e supermaketit “Super Viva”- Lipjan

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës një objekt është përfshi nga zjarri në qytetin e Lipjanit.

Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga zjarri.

“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të mos përhapjes së zjarrit”.

Ai ka bërë të ditur se zjarri ka shkaktuar dëme materiale dhe se për këtë incident policia ka filluar të veproj.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Nga pamjet shihet se nga zjarri është kapluar një pjesë e një super maketit “Super Viva”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore