Lajme

Kosovë: Në katër muaj, 13 vetëvrasje, shumë shkaktarë


Numri i personave të cilët kanë zgjedhur për të vetë përfunduar jetën e tyre, ka shënuar rritje ndër vite.

Vetëm për katër muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë identifikuar 13 vetëvrasje.

Nga 30 vetëvrasje sa ishin të shënuara në vitin 2019, një vit më pas, ky numër u rrit për 7 raste më shumë.

Sipas të dhënave që Policia e Kosovës, ka dërguar për Albanian Post, përgjatë gjithë vitit 2020, në Kosovë janë shënuar 37 vetëvrasje.

Psikologët dhe sociologët vlerësojnë se kushtet ekonomike, humbja e një personi të familjes, problemet mendore, depresioni, ankthi, traumat e pas luftës e stresi i vazhdueshëm mund të jenë disa nga faktorët të cilët dërgojnë një person drejtë vetëvrasjes.

Psikologia, Dorentina Podrimqaku, në një përgjigje për Albanian Post ka thënë se arsyet e vetëvrasjeve janë komplekse dhe subjektive.

“Sa që në një shkrim është̈ vështirë̈ që të karakterizohen në një̈ mënyrë̈ që nuk e mbi thjeshtëzon situatën. Sidoqoftë̈, ajo që e ndjenjë shumica e personave me mendime për vetëvrasje është̈ një̈ ndjenjë se nuk ka rrugëdalje për ta”, ka shpjeguar Podrimqaku.

Ajo përmendi disa nga shumë faktorët që nxisin këtë proces sa të vështirë as aq edhe të dhimbshëm.

“Faktorët janë̈ të shumtë që mund të ndikojnë̈ që dikush të tentojë vetëvrasjen. Njëra nga to është̈ edhe pamundësia për të parë një̈ të ardhme të ndritur apo një̈ rrugëdalje. Edhe ekonomia është̈ një̈ faktor që mund të ndikojë, sidomos nëse një̈ person është̈ i papunë dhe nuk po mendon që mund t’a ndryshojë atë faktë”, shton ajo.

Sipas saj, edhe “problemet e shëndetit mendor mund të jenë faktorë”.

Ndërsa, profesori i Sociologjisë, Jeton Brajshori, për Albanian Post ka thënë se vetëvrasjet janë të përhapura në të gjithë botën dhe për këtë, arësyet janë komplekse.

“Ekzistojnë disa arsye se pse i shtyn njerëz për një veprim të tillë nga çrregullimet mendore të cilat edhe listohen si të parat për kryerjen e një vepre të tillë”, ka thënë Brajshori.

Brajshori ka listuar disa nga problemet me të cilën përballet një person para se t’i japin fund jetës.

“Problemet ekonomike, stresi i vazhdueshëm , trauma të ndryshme ku më të shpeshtat janë ato të luftës, abuzimet me alkool dhe narkotik të ndryshëm, si dhe dështime të shumta në aspektin privat dhe akademik, orientimi seksual, kur nuk pranohesh nga të afërmit dhe shoqëria, përkundrazi fyhesh dhe stigmatizohesh”, thotë ai.

Sipas tij edhe “humbja e ndonjë personi të afërt qoftë në aspektin e dashurisë apo familjar e deri te sëmundjet e ndryshme kronike si kanceri dhe ndonjë lëndim  i rëndë, të gjitha këto listohen si arsye që një person të bëjë vetëvrasje”.

Nga i gjithë ky kompleksitet problemesh të cilat mund të shtyjnë deri në vetëvrasje një person, shkaqet më të shpeshta potencohen të jenë kushtet ekonomike dhe problemet mendore.

“Pas çrregullimeve mendore, kushtet ekonomike janë ato më të shpeshta që shtyjnë një person të bëj vetëvrasje”.

Brajshori përmend edhe pandeminë me COVID-19, duke i përfshirë edhe shumë persona që kanë humbur vendin e tyre të punës.

“Kjo shifër kohëve të fundit është rrit dukshëm shkaku i pandemisë ku shumë njerëz kanë humbur vendin e punës e cila ka ndikuar automatikisht në mirëqenien e tyre”.

“Në momentin që një person përballet me vështirësi të tilla, futet në borxhe, humb privilegjet në shoqëri, shtyhet drejt dukurive negative dhe kriminalitetit dhe në fund pason vetëvrasja”.

Por arësyet e përmendura deri tani, si nxitëse për t’i dhënë fund jetës, një person, nuk janë të vetmet sipas sociologut, Ferdi Kamberi. Për Albanian Post ai ka thënë se ka edhe më.

“Disa nga shkaqet e vetëvrasjes në shoqërinë kosovare mund të nënvizohen: shkëputja nga normat shoqërore që nga sociologut njihen si “gjendje anomike”, pastaj kriza në ndryshimet e vlerave mungesa e qendrave të trajtimit të shëndetit mendor, mungesa e trajtimit të stresit post-traumatik që shfaqet zakonisht në vendet të cilat kanë pasur periudhë konflikti dhe ky stres post-traumatik ndodhë 10 deri në 15 vjet pas përfundimit të tij”, ka thënë Kamberi.

Po ashtu ai tregon se kushtet ekonomike, depresion janë  një ndër faktorët që ndikojnë në vetëvrasje.

“Faktorët të tjerë janë faktorë socio-ekonomikë ( papunësia e cila ka ndodhur varfëri të lartë), pastaj depresioni, ankthi, pasiguria sociale, sidomos faktorët këto te cilat janë rritur dukshëm gjatë periudhës së COVID-19”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore