Lajme

Kosovë: Hapen terminët për viza pune në Gjermani


Ilustrim

Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë në muajin tetor do të hapet gjatë ditës së martë, më 7 shtator, në orën 11:00.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas tyre me një janar të vitit 2021, në shtetin Gjerman ka hyrë në fuqi, Rregullimi për Ballkanin Perëndimor, që ka të bëjë me tregun e punës në këtë shtet.

“Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizion kombëtar. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të keni këtu në kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e Bashkimit Evropian (BE)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, duke u bazuar në rastet e fundit me Covid-19, kushdo që mendon një udhëtim drejt shtetit Gjerman, duhet t’i përmbahet disa kushteve anti-Covid.

Të posedojnë një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksinës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë.

Gjithashtu, për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore