Lajme

Kosovë: 2 vdekje të dyshimta, policia nis hetimet


Dy persona janë gjetur të vdekur në banesat e tyre – njëri nga Prishtina dhe tjetri nga Fushë Kosova – gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi për Albanian Post, rasti në Prishtinë ka ndodhur të premten rreth orës 16:20.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Pa shenja jete, por afër orës së mesnatës të së premtes, është gjetur edhe një tjetër person në Fushë Kosovë.

Ai u diktua nga policia në banesën e tij, në rrugën “Dardania”.

Kurse edhe një person tjetër në Fushë Kosovë, është gjetur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar gjithashtu në IML për obduksion.

Derisa “rasti vazhdon të hetohet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore