Lajme

Kosovë: 11 të vdekur dhe 873 raste të reja me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 11 të vdekur nga COVID-19 dhe 873 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga katër mijë e 371 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 544 pacientë, duke e çuar në 71 mijë e 813 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 372 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste, Prishtinë 2 raste, Gjakovë 1 rast, Klinë 1 rast, Lipjan 1 rast, Pejë 1 rast, Prizren 1 rast dhe Suharekë 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 87 mijë e 67 ku 13 mijë e 424 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën gjashtë persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore