Lajme

Kosnett: Diaspora s’ju mjafton


Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett gjatë takimit meliderët e kongresit Pan-Shqiptarë të Amerikës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë ditë së marte ka takuar liderët e kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës, në ambientet e ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kosnett pas takimit ka shkruar, se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës, por të shfrytëzojë diasporën për investime.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Për investimet e huaja në Kosovë kishte folur edhe Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e partisë republikane (SHBA), Joni Ernst, gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Senatorja nga shteti i Iowas pati deklaruar se një sistemi i fuqishëm ligjor në Kosovë, do të mundësonte hapjen e rrugëve për investime në këtë vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore