Lajme

Konfiskohen 17 kilogramë drogë e arrestohen për korrupsion zyrtarët e Prokurimit


Qese të marihuanës

Për konfiskimin e 17 kilogramëve të drogës të llojit marihuanë ka njoftuar vet ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Drogë e llojit marihuan

“Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale”.

Për trafikim droge të llojit marihuanë ai ka thënë se janë arrestuar tre persona.

Po në të njëjtin postim, Sfeçla ka shkruar se janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për korrupsion.

Dy nga tre të arrestuarit janë “zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit”.

Ministri në fund ka shkruar se do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të pa falshëm ndaj krimit.

“Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!”, ka përfunduar ai.

Drogë e llojit marihuan

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore