Lajme

Komisioni Hetimor për Energji Elektrike nuk voton listën e dëshmitarëve


Komisioni Hetimor Parlamentar.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, nuk ka votuar listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim.

Kryetari i këtij komisioni, Hajdar Beqa, ka deklaruar se janë dakorduar që t’i heqin nga lista personat të cilat i janë nënshtruar procesit gjyqësor.

“Ne kemi marr vendim mbledhjen e kaluar ti thërrasim bartësit e institucioneve që kanë të bëjnë me udhëheqjen e shtetit e që kanë të bëjnë me energjinë. Kemi një listë të propozuar, listën e keni para vetes”.

Beqa, bëri të ditur se në listë janë të përfshirë 700 emra të personave.

“Kemi pasur një volum të madh të emrave që janë qenë diku 700 emra, kjo nuk e përjashton mundësinë që të dalë ndonjë emër i ri pasi ti marrim materialet të lexohen e të analizohen”.

“Dy emra nuk janë përfshirë, Martin Berishaj edhe Mimoza Kusari Lila, Rrezarta Krasniqi kishë kërku me mbet në listë të veçantë këta dy drejtorët edhe ambasadori Berishaj, të mërkurën të shtohen emrat. E kam propozu të largohen 5 emra për shkak të pamundësisë ai tha se nëse ka me pas emra të tjera do të intervistohen nëse janë relevant”.

Komisioni Hetimor Parlamentar.

Anëtari i këtij komisioni, Armend Muja, u shpreh se ka kërkuar që në këtë listë të jenë të gjithë bartësit.

“Përgjithësisht ka qenë vendim i këtij komisioni që të gjithë bartësit të jenë më listën e dëshmitarëve. Kështu kemi vendos në takimin e fundit. Në këtë fazë unë nuk isha detajuar në emra. Ne kur të jemi gatshëm me votu listën ashtu siç jemi marr vesh në mbledhjen e kaluar, pastaj a janë relevantë sa janë ne mund të vendosim rrugës”.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta a Krasniqi ka propozuar që kësaj liste t’i shtohen edhe drejtorët e KEK-ut, Adil Jonuzi dhe Fadil Sejdiu dhe Martin Berishaj.

“Kësaj liste te drejtorët e KEK-ut kish qenë mirë ti shtohen edhe Adil Jonuzi, drejtor i minierave gjithashtu edhe Fadil Sejdiu drejtor i burimeve njerëzore në KEK. Gjithashtu në këtë listë kish dashtë me qenë edhe Martin Berishaj, unë nuk e pashë, kemi diskutu me qenë”.

Edhe, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, është shprehur që secili person që ka qenë pjesë e këtyre hetimeve të hetohet.

“Mendoj se jemi duke hup kot. Ne jemi këtu me hetu prej vitit 2006. Secilin njeri që ka qenë pjesë e këtyre proceseve duhet me u hetu”.

Sipas deputeti të VV-së Arbër Rexhaj, janë dy komisione parlamentare, pozitë dhe opozitë.

“Këtu jemi marr vesh për bartësit e institucioneve, përpos asaj ne e kemi pru njëfarë liste. E kemi pas një dakordancë që me i voto këta. Nëse rrugës ngritën tema të caktume ne nuk jemi të mbyllur”.

Ndryshe, të hënën e 16 majit, ishte bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore