Lajme

Kleriku Shiit Sadr del i pari në zgjedhjet parlamentare të Irakut


Një burrë mban një fotografi të klerikut Shiit Moqtada al-Sadr në një xhami në Kufa, Irak, të premten, 11 shtator 2020

Partia Shiit-e e klerikut Moqtada al-Sadr, sipas rezultateve fillestare, po arrin të dalë e para dhe duke rritur numrin e vendeve që ai mban në parlament në zgjedhjet parlamentare të Irakut. Këtë e ka njoftuar një zëdhënës i Lëvizjes Sadrist-e, të martën e 12 tetorit.

Një numërim i bazuar në rezultatet fillestare nga disa provinca irakiane plus kryeqytetin Bagdad – i verifikuar nga zyrtarët e qeverisë lokale – sugjeroi që Sadr-i kishte fituar më shumë se 70 nga 329 vendet në parlament.

Një zëdhënës i zyrës së Sadr-it tha se numri ishte 73 vende. Mediat lokale publikuan të njëjtën shifër.

Një zyrtar në komisionin zgjedhor të Irakut tha se Sadr-i ishte i pari, por nuk mund të konfirmonte menjëherë sa vende kishte fituar partia e tij.

Ndjekësit e klerikut Shiit Moqtada Al Sadr këndojnë parulla kundër korrupsionit, SHBA-ve dhe Izraelit gjatë demonstratave ndërsa mblidheshin mes faltoreve të shenjta të Imam Husseinit dhe Imam Abbasit në festivalin Shiit të Arbainit në Karbala, Irak, të shtunën, 19 tetor 2019.
Zgjedhjet në Irak

Një sondazh doli në përfundimin se pjesëmarrja e irakianëve në zgjedhjet parlamentare ka qenë e ulët, pasi njerëzit bojkotuan procesin e votimit.

Sipas Komisionit Zgjedhor, pjesëmarrja mbarëkombëtare në votimin e gjashtë, që nga rrëzimi i Sadam Husein-it në vitin 2003, ishte 41%.

Ndërsa sipas Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore në zgjedhjet e fundit, pjesëmarrja ka qenë mesatarisht pak më shumë se 65%.

Më parë, kishte frikë se do të ishte aq i ulët sa 25%, me të rinjtë e zhgënjyer të vendit dhe klasat e mesme që qëndronin kryesisht në shtëpi.

Përpara sondazhit kishte pretendime të përhapura se votimi për një klasë politike – e cila akuzohet se ka bërë pak për të ofruar shërbime bazë ose për të siguruar qytetarët e vendit – do të ruante status quo-në.

Zgjedhjet ishin thirrur në përgjigje të protestave antiqeveritare në tetor të vitit 2019, që kishin çuar në të paktën 600 persona të vrarë nga ushtarët e qeverisë dhe anëtarët e milicisë.

Që atëherë, një numër i madh aktivistësh kanë shkuar në mërgim dhe disa dhjetëra kritikë të qeverisë janë vrarë brenda Irakut.

Votuesit duke kërkuar emrat e tyre në një listë gjatë zgjedhjeve parlamentare në një vendvotim në Bagdad, Irak, të dielën, 10 tetor 2021.
Votimi u pa kryesisht si mungesë besimi në sistemin demokratik të futur pas pushtimit amerikan.

Gara për ndikim në Parlamentin e Irakut me 329 vende zhvillohet midis blloqeve politike, të cilët, në varësi të performancës së tyre, kanë ndikuar në zgjedhjen e kryeministrit.

Kjo e fundit shkon te një kandidat Shia-t, ndërsa presidenti, i atribuar një kurdi dhe kryetari i parlamentit, i cili sipas konventës është Sunni.

“Pazaret” për pozicionet priten të marrin shumë muaj.

Blloqet Shia-te kanë performuar fuqishëm në shumicën e zgjedhjeve të kaluara, trend i cili pritet të vazhdojë, me klerikun e fuqishëm Moqtada al-Sadr që pritet të marrë vota mirë.

Aleanca Fatah, e kryesuar nga ish-udhëheqësi i Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU) – e cila u ngrit për të luftuar shtetin islamik në 2014-ën – është një tjetër mundësi që do të fitojë mbështetjen e votuesve.

Një punonjës i zgjedhjeve hap një kuti votimi pasi votimet u mbyllën mbrëmjen e së dielës në Bagdad, Irak, 10 tetor 2021.

Kryeministri aktual i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, ka të ngjarë të jetë një kandidat për një mandat të dytë. Edhe pse ai ka të ngjarë të përballet me një luftë të zgjatur për të mbajtur punën e tij.

Në një vlerësim të përgatitur para sondazhit, Dr. Renad Mansour dhe Hayder al-Shakeri – specialistë të Irakut në Chatham House – shkruajtën se, “zgjedhjet janë një shembull i korrupsionit të sanksionuar politikisht, i cili ka dëmtuar qeverisjen në Irak që nga viti 2003”.

“Në Bagdad, grindja për formimin e qeverisë filloi muaj më parë, pavarësisht faktit se ende nuk ishte hedhur asnjë votë”, vijonin ata në arsyetimin e tyre.

Në qytetin verior të Irakut, Mosul, pjesëmarrja duket të jetë jashtëzakonisht e ulët.

Ndërkaq nuk u raportuan incidente serioze të sigurisë, pasi u mbajt votimi dhe rezultatet paraprake priten brenda 24 orëve.

Zgjedhjet ishin parashikuar të zhvilloheshin më 6 qershor, por një vendim i qeverisë në fillim të vitit vendosi se zgjedhjet zyrtarisht do të mbaheshin më 10 tetor. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore