Stil

Kim Kardashian kërkon që Gunna të lirohet nga burgu


Kim Kardashian dhe Gunna

Ylli i shfaqjes “Kepping Up”, Kim Kardashian ka filluar të interesohet në një çështje të re ligjore.

Ajo dëshiron të shoh rep-artistin Gunna të liruar nga burgu teksa ai pret gjykimin e tij përfundimtar.

Avokatja 41 vjeçare përgjatë viteve ka ndihmuar shumë njerëz të dalin nga burgu, përfshirë këtu edhe Alice Marie Johnson.

Të enjten ajo ka ndarë me 73 milionë ndjekësit e saj në Twitter, mbështetjen për reperin me një ‘hashtag’ duke thënë se ai duhet të lirohet.

Në momentin e shkrimit, postimi i saj ka marrë mbi 2 mijë e 500 komente, 36 mijë ripostime dhe 110 mijë pëlqime.

Ndërsa shumë nga ndjekësit e saj e kanë falënderuar yllin e realitetit për mbështetjen e Gunna-s, disa janë të hutuar për lidhjen e saj me artistin e hip-hop dhe po pyesin nëse llogaria e saj ishte hakuar.

“Ajo duhet të jetë e hakuar, sepse jam i befasuar nga ky postim në Twitter”, shkroi një person.

Një tjetër komentoi: “Sainty, ktheji mamit telefonin e saj”.

Rikujtojmë se Gunna emri i vërtetë i të cilit është Sergio Giavanni Kitchens së bashku me reperin tjetër Young Thug dhe disa njerëz të tjerë, u arrestuan në fillim të këtij viti nën akuzat për posedim droge dhe përfshirjen e tyre me një bandë që dyshohet se kryen krime të egra.

Dy personat e famshëm u arrestuan së bashku me të pandehurit e tjerë të lidhur me kompaninë diskografike “YSL” dhe akuzat e grupit detajojnë vrasjen, posedimin e drogës dhe armëve, frikësimin e dëshmitarëve, vjedhjen e makinave si dhe grabitjen.

Gunna dhe Young Thug

Reperëve Gunna dhe Young Thug, u është refuzuar lirimi me kusht dhe aktualisht ndodhen në burg ndërsa presin akuzat.

Pavarësisht se iu mohua lirimi me kusht, ekipi ligjor i Gunna-s është i bindur se reperi do të lirohet.

“Zoti Sergio Kitchens, i njohur si Gunna, është i pafajshëm”, thanë në një deklaratë avokatët e Gunna, Donald F. Samuel, John A. Garland dhe Kristen W. Novay.

“Akuza e portretizon në mënyrë të rreme muzikën e tij si pjesë të një komploti kriminal. Z. Kitchens ka qenë një avokat për komunitetin e tij dhe është privilegji ynë të avokojmë për të”, kanë thënë mes tjerash ata.

Ekipi ligjor i Gunna-s u tregua i shpejtë duke vënë në dukje rolin e madh që klienti i tyre ka luajtur në Atlanta gjatë viteve të fundit, që përfshinë dyqanin e parë ushqimor falas në një shkollë me mbi 400 fëmijë.

Përfaqësuesit e tij gjithashtu këmbëngulën se është gabim të përdorësh tekstet e këngëve kundër tij. Disa nga tekstet e Young Thug të përfshira në aktakuzë thonë: “unë e vrava njeriun e tij para nënës, motrës dhe kushëririt të tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore