Lajme

Kim Kardashian dhe Kanye West arrijnë marrëveshjen për divorc


Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur një marrëveshje për divorcin e tyre.

Kjo, duke shmangur një gjyq që ishte caktuar për muajin e ardhshëm, treguan dokumentet gjyqësore të dorëzuara të martën.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesit dhe agjencitë amerikane.

Ish-çifti dhe avokatët e tyre depozituan dokumentet duke kërkuar miratimin e një gjyqtari të kushteve për të cilat ata kanë rënë dakord.

Mes tyre përfshihet edhe pagesa prej 200 mijë dollarësh në muaj për mbështetjen e fëmijëve nga Ye.

Të dy do të kenë kujdestarinë e përbashkët dhe asnjëri nuk do të paguajë mbështetjen bashkëshortore, sipas dokumenteve të depozituara në gjykatën e lartë të Los Angeles-it.

Gjykatësi i shpalli të dy ligjërisht beqarë me kërkesë të Kardashian në mars, duke i dhënë fund martesës së tyre tetëvjeçare, por çështjet e pronës dhe kujdestarisë do të zgjidhen në një gjyq që fillon më 14 dhjetor.

Të dy kanë katër fëmijë, moshat e të cilëve variojnë nga tre deri në nëntë vjeç.

Kardashian dhe Ye do të ndajnë në mënyrë të barabartë shpenzimet për sigurinë private të fëmijëve dhe shkollën private, duke përfshirë kolegjin, sipas propozimit të zgjidhjes.

Ata gjithashtu do të paguajnë secili borxhet e veta, thuhet në zgjidhje. Të dy kishin një marrëveshje paramartesore dhe e mbanin pronën e tyre kryesisht të ndarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore