Lajme

Keqpërdorim me rezervat shtetërore, Hajdari: S’jam në dijeni se po hetohem


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Hajdari, e pyetur nga gazetarët tha se nuk është në dijeni nëse është nën hetime apo jo.

“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, deklaroi ajo shkurt para gazetarëve.

Sipas raportimeve të mediave, task-forca antikorrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë Kurti.

Të premten e 7 korrikut ishte shkarkuar nga detyra Shemsi Haziri, shef i Njësisë së Veçantë të Hetimeve, (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda policisë ekipi që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Albanian Post ka kuptuar se shkarkimi i tij lidhet pikërisht me hetimet e tij ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

AP gjithashtu merr vesh se shkarkimi kishte ardhur nga niveli politik i udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Hetimet për korrupsion, Durmushi: S’kam bërë asnjë shkelje, le të hetojnë çfarë të duan

Pas këtij raportimi i pari që reagoi ishte zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi.

Durmishi, tha se organet e drejtësisë janë të lira të nisin hetimet ndaj tij kur të dëshirojnë.

“Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse. Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën”.

“Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt”, kishte shkruar Durmishi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore