Shqipëria

Kanabisi vjen në Shqipëri me postë


Një rast i pazakontë i trafikimit të lëndëve narkotike është zbuluar së fundmi në Shqipëri, ku një sasi kanabis sativa është gjetur teksa dërgohej me postë nga Anglia.

Një operacion policor i koduar “Green Mail” ka bërë të mundur arrestimin e një 34-vjeçari, pasi në një pako të ardhur nga Britania e Madhe, gjendej lëndë e dyshuar narkotike.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një bashkëpunëtore e 34-vjeçarit, e cila shkoi të merrte pakon në postë.

Pesha totale shkonte në 1.3 kilogramë dhe, gjatë operacionit, u sekuestrua edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Hetimet ndërkaq vijojnë për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në skemën kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore