Sport

Juventus, drejt përjashtimit nga Serie A


Nëse nuk heq dorë nga Superliga, Juventus-i mund të përjashtohet nga Serie A.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Gjithashtu ai ka thënë se ky vendim është i pashmangshëm.

Nëse Juventus nuk ndërron mendje, ata mund të përjetojnë një fund si në 2006-ën, në kohën e “Cialcopolit”.

“Rregullat janë të qarta”, thotë Gravina.

“Nëse një klub është pjesë e projektit të Superligës, ai klub nuk mund të luajë në Serie A”.

“Do të jetë e dhimbshme për fansat, por rregullat janë të njëjta për të gjithë”.

Juventus, përveç problemeve me formën, ku rrezikojnë seriozisht kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, tani do të detyrohet të merret edhe me probleme ligjore.

Një periudhë për t’u harruar për të gjithë në klubin bardhezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore