Kosova

Juniku numrin më të madh të votave nga diaspora


Ilustrim

Gjatë ditës së martë do të fillon procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Ndërsa, nga numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilëve janë aprovuar 2 mijë e 379, kurse 279 nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore dhe janë refuzuar.

Juniku është komuna me më së shumti fletëvotime të aprovuara me gjithsejtë 670, e pasuar nga Dragashi me 308 fletëvotime dhe me 214 është Komuna e Gjilanit.

Ndërsa, Gllogoci është komuna më së paku fletëvotime të ardhura nga diaspora me vetëm pesë.

Edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Valmir Elezi, ka treguar se sipas shërbimit votues të KQZ-së është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë.

Elezi ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, shtoi Elezi.

Ndërkaq, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit KQZ, kishte bërë të ditur se ka aprovuar 9 mijë e 610 pako me fletëvotime të ardhura nga jashtë, ndërsa ka refuzuar 1 mijë e 324 nga gjithsej 10 mijë e 934 fletëvotime të pranuara.

Shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, kishte thënë se numërimi i votave me postë do të fillojë në ditët e ardhshme.

“Janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës, numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërkaq i atyre të refuzuara është 1 mijë e 324. Në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, kishte thënë Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Të dielën e 14 nëntorit u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë komuna, AAK pesë komuna, VV katër komuna dhe LS ka fituar në 10 komuna të vogla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore