Jetesë & Stil

Joe Jonas dhe Sophie Turner jetuan të ndarë për muaj të tërë


Kërkesa e këngëtarit amerikan, Joe Jonas për divorc nga aktorja angleze, Sophie Turner nuk ishte një “surprizë” për njerëzit përreth tyre, pasi ata kaluan “të gjithë verën të ndarë”.

“Ata nuk u ndanë, por kanë muaj që jetojnë jetë të ndarë. Nuk ishte aspak befasi për ne. Të gjithë e dinim që martesa e tyre ishte në krizë”, zbuloi një burim pranë tyre.

Deklarata vjen disa ditë pasi u raportua se Jonas, 34 vjeç, kishte mbajtur një avokat divorci, pavarësisht se vazhdonte të mbante unazën e tij të dasmës.

Sipas burimit, Jonas dhe Turner, 27 vjeçe, “nuk janë marrë vesh për një kohë, por ata shpresojnë ta zgjidhin të gjithë këtë në mënyrë miqësore”.

Jonas pretendon në letrat e tij të divorcit se dy vajzat e çiftit kanë jetuar me të kohët e fundit.

Dokumentet e marra nga People, transmeton AlbanianPost, konfirmojnë se muzikanti bëri kërkesë për zgjidhjen e martesës me aktoren e “Game of Thrones” pas katër vitesh kurorëzim.

Ata kanë një vajzë të quajtur Willa, 3 vjeçe, dhe një vajzë të dytë të identifikuar në dokumentet e divorcit si D., 14 muajshe.

Në dosje pretendohet se “martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe thuhet se ata kanë një paramartesë.

Nëntorin e kaluar, Jonas foli gjatë një interviste me Porter se pse ai dhe Turner e mbajtën private pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre.

“Dua të ndihem si një libër i hapur”, tha ai për botimin.

“Por kur filluam të takoheshim, kuptova se nuk kisha shumë gjëra që ishin vetëm për mua. Dhe në fund, më bën një person më të mirë të kem diçka për veten time”, pati shtuar ai.

Duke folur për jetën në rolin e të atit dhe asaj të muzikës, interpretuesi ndau shpalosi në gusht të vitit 2022 se ishte një “periudhë rregullimi”.

“Disa javë janë pak më sfiduese se të tjerat, por e bën shumë më të lehtë kur kënaqesh me koncertin tënd. Zgjohem çdo ditë i emocionuar që mund të shkoj të bëj muzikë ose të aktroj dhe të krijoj projekte të ndryshme dhe të kem një familje të bukur, kështu që ndihet si një ëndërr e realizuar”, pati thënë Joe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore