Jetesë & Stil

Britney Spears thotë se po vuan nga një “dëmtim nervor”


Këngëtarja Britney Spears ka folur edhe një herë për problemet e saj shëndetësore.

Ylli i hitit “Toxic”, 42 vjeçe, tha përmes një postimi tanimë të fshirë në Instagram se dëshiron të falë njerëzit që dyshohet se i kanë shkaktuar “dëmtime serioze nervore” që ajo po përjeton në anën e djathtë të trupit të saj.

Madje këto probleme, sipas saj, po ia pamundësojnë edhe “të menduarit normal”, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“Kishte një kohë kur unë u mbajta në një vend kundër vullnetit tim për një kohë shumë të gjatë”, shkroi ajo, duke iu referuar potencialisht kohës së saj nën kujdestarinë e saj, e cila u ndërpre në nëntor të vitit 2021.

“Unë nuk kam qenë e njëjta më që atëherë”, vazhdoi Spears.

Në mesazhin e saj, ajo vazhdoi të thoshte, “Ka shumë njerëz që nuk e dinë se çfarë ka kaluar trupi im fizikisht”.

Pavarësisht se shkroi për të kaluarën e saj të trazuar në librin e kujtimeve “The Woman In Me”, Spears tha se trauma e saj “jashtëzakonisht e thellë” është “ende aty dhe ndoshta do të jetë gjithmonë”.

Është diçka që ajo tha se është mësuar të merret me të duke bërë “më të mirën që mundet” dhe duke ditur “se në rregull të jesh e mërzitur disa ditë ose të mos jesh mirë”.

“Ndihem e ngacmuar dhe nuk është e drejtë për mua”, pohoi ajo.

“Duhet të jem njeriu më i madh dhe të fal prindërit e mi… por kjo është jashtëzakonisht e vështirë! Do të bëj çmos që ta lë të shkojë dhe të mos i lëshoj të tjerët nga zemërimi im”, mbylli Spears.

Lajmi për dëmtimin nervor të këngëtares vjen menjëherë pasi ajo zbuloi se theu këmbën e saj gjatë një incidenti më 2 maj.

Këngëtarja u tha fansave të saj në internet se u rrëzua teksa kërcente brenda hotelit të Hollivudit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore