Lajme

Joe Biden nis turin në Evropë, priten sanksione të reja kundër Rusisë


Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të udhëtojë këtë të mërkurë për në Evropë ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë.

Ai do të marrë pjesë në bisedimet me krerët e NATO-s dhe G7 këtë javë, në të cilin takim pritet të jetë pjesmarrës edhe kryeministri britanez Boris Johnson.

Ndalesa e parë e Bidenit do të jetë në Bruksel.

Sipas The Wall Street Journal, ShBA po përgatit sanksione kundër më shumë se 300 anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë.

“Nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar se kë do të sanksionojmë dhe sa do të sanksionojmë”, ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne do të kemi masa shtesë sanksionesh për të njoftuar që do të zbatohen së bashku me aleatët tanë të enjten kur Presidenti të ketë mundësinë të flasë me ta”.

Udhëtimi i Biden do të përfshijë gjithashtu një njoftim për veprim të përbashkët për të rritur sigurinë energjetike në kontinent, i cili varet shumë nga gazi rus.

Gjatë qëndrimit disaditorë në Evropë, Biden nuk do t vizitoj Ukrainën.

Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se “nuk ka plane” që presidenti amerikan, Joe Biden, të udhëtojë në Ukrainë këtë javë.

“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e mbështetjes së popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Twitter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore