Stil

Jaht me “ishull vullkanik”


AllDayChic

Jahti i quajtur ‘Tropical Island Paradise’ është unik si për nga pamja po ashtu edhe për nga funksioni.

Koncepti i këtij projekti ishte krijimi i një ishulli “lundrues”, i cili ka të gjitha karakteristikat e një ishulli tropikal.

Ideja ishte të integroheshin elementë pranë ujit si me një vullkan që do të linte përshtypjen sikur po nxirrte llavë në një pishinë të madhe.

AllDayChic

Këto hapësira relaksuese gjenden në pjesën e pasme të varkës, ku si pjesë kryesore ka pishinën e cila është e ndërtuar nga qelqi i cili do të ketë pamje vizuale nga oqeani.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij jahti është kuverta e tij e plazhit e cila mundëson qasje në det për sportet e ujit ose thjesht për t’u çlodhur në nivelin e valëve.

AllDayChic

Shumë palma dhe bimë të tjera tropikale janë të integruara në hapësirën e jahtit me disa kasolle të vogla me çati prej kashte të cilat japin përshtypjen e një fshati idilik.

Trupi i barkës riprodhon lëvizjen e valëve. Në kuvertë, kasollet janë në të vërtetë kabina ku priten mysafiret si dhe ka një zonë bar-i dhe një pjesë tjetër për ngrënieje.

AllDayChic

Po ashtu parajsa e Ishujve Tropikal gjithashtu ofron shumë lehtësira të tjera: kinema, bibliotekë, palestër, dhomë lojërash, salla me ambiente unike dhe një banjë të pajisur plotësisht.

Vullkani përmban dy suita pronare. Ballkoni i dhomës së ndenjes jep qasje në pjesën e ballore të varkës, ku brenda dhomës së gjumit është banja private.

Gjithashtu, brenda varkës ka katër suita VIP, ku ka një ballkon privat dhe qasje të drejtpërdrejtë në kuvertën kryesore.

AllDayChic

Super jahti ‘Tropical Island Paradise’, është një model i jahteve me motor 90 metra, i cili është propozimi i dytë nga Yacht Island Design.

Dizajni i këtij jahti, përqendrohet në një parajsë të izoluar të ishullit, me elementë të frymëzuar nga ishujt e Karaibeve, Oqeanit Indian dhe Polinezisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore