Lajme

Jahjaga fton qytetarët në ndezje të qirinjve për sekretaren Albright


Busti i Madeleine Albright ne Prishtine

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar të gjithë qytetarët që të premten, në orën 19:30, te busti i Sekretares Madeleine Albright, te Pallati i Rinisë, të mblidhen e të ndezin qirinj, në nderim të mikës së madhe të shqiptarëve.

“Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës Sekretares Albright, ju ftoj që të më bashkangjiteni nesër të ndezim nga një qiri”, shkruan Jahjaga në profilin e saj në Facebook.

“Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, andaj të mbledhemi për herë të fundit për ta nderuar atë”.

Atifete Jahjaga – Ish presidente e Republikës së Kosovës.

Këtu mund ta lexoni një letër që Albright kishte shkruar për revistën “ZA”, revistë që botohet nga Fonacioni i Jahjagës.

Kjo është një nga shkrimet e fundit të sekretares amerikane, drejtuar kosovarëve e në veçanti grave e vajzave të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore