Jetesë & Stil

Jaden Smith, pritet të hap restorant që ofron ushqim falas për njerëzit e pastrehë


Aktori dhe këngëtari i njohur amerikan, Jaden Smith, po vazhdon luftën e tij kundër të pastrehëve, teksa kësaj here atë po e realizon duke hapur një restorant për të ndihmuar në sigurimin e vakteve falas për njerëzit në nevojë.

Smith, po zgjeron iniciativën e tij nga kamionët e ushqimit lëvizës me emrin “I Love You”, në një restorant të plotë për të ushqyer të pastrehët, raporton Variety, transmeton Albanian Post.

“Është për njerëz të pastrehë, ta marrin ushqimin falas. Por nëse nuk bëni pjesë në këtë kategori, jo vetëm që duhet të paguani, por duhet të paguani akoma më shumë, që dikush pranë jush të haj gratis”, tha James Smith.

Plani i restorantit vjen dy vjet pasi ylli i filmit “The Karate Kid”, nisi serinë e tij të kamionëve ushqimorë veganë që synojnë ofrimin e vakteve të shëndetshme dhe të qëndrueshme, falas për komunitetin e të pastrehëve në zonën Skid Row të Los Anxhelos.

Duke folur në iniciativën e tij për kamionët e ushqimit në Instagram, fëmija i madh i çiftit të famshëm, Will dhe Jada Pinkett Smith, shpjegoi se si restoranti i tij “I Love You” është në një lëvizje që ka të bëjë me dhënien e njerëzve atë që meritojnë, ushqim të shëndetshëm dhe vegan falas.

“Misioni ynë është që të shpërndajmë dashuri për komunitetet që kanë mungesë ushqimi ose nuk kanë shtëpi, duke ofruar ujë së bashku me opsione të freskëta si dhe cilësi të lartë e të shijshme për racionet e ushqimit”, tha Smith.

Nuk ka akoma ndonjë detaj se ku do të hapet restoranti i ri i Jaden Smith, por një gjë është e sigurt – restauranti do të hapet dhe shumë të pastrehë do të kenë mundësinë të ushqehen aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore