Lajme

Ish-presidenti i Portugalisë, i njohur si mbështetës për pavarësinë e Timorit Lindor


ish-presidenti i Portugalisë, Jorge Sampaio

Jorge Sampaio, ish-presidenti i Portugalisë, i cili vdiq të premten në moshën 81-vjeçare, ishte i njohur si një socialist i devotshëm, me një interes të përjetshëm për të drejtat e njeriut, pavarësisht se ishte lindur në një familje me privilegj.

Sampaio, i cili ishte në krye të presidencës portugeze për një dekadë nga viti 1996 deri në vitin 2006, bëri hapin e tij politik, duke e tërhequr Portugalinë nga ish-kolonia e saj nga Macau në Kinë, dhe luajti një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Timorit Lindor.

“Ai vërtetoi se ju mund të lindni të privilegjuar dhe ta ktheni jetën tuaj në një betejë në emër të të varfërve”, tha Marcelo Rebelo de Sousa, presidenti aktual i Portugalisë.

Edhe pse lindi në një familje liberale të klasës së mesme në Lisbonë, Jorge Fernando Branco de Sampaio fliste rrjedhshëm anglishten si rezultat i kalimit të shumicës së fëmijërisë së tij në SHBA, e më vonë në Angli.

Si student i drejtësisë në vitet 1960, në Universitetin e Lisbonës, Sampaio hyri për herë të parë në politikën portugeze.

Ai u bashkua me rezistencën e studentëve kundër regjimit autoritar Estado Novo dhe drejtoi sindikatën e studentëve midis 1960 dhe 1961.

Pas diplomimit të tij në 1961, Sampaio filloi një karrierë si avokat, shpesh duke mbrojtur të burgosurit politikë.

Ish-presidenti i Portugalisë, Jorge Sampaio

Pasi regjimi i krahut të djathtë në Portugali u përmbys në 1974 përmes një grusht shteti pothuajse pa gjak i njohur si revolucioni i Karafilit, Sampaio bashkëthemeloi një lëvizje politike të majtë.

Por, në vitin 1978, ai u bashkua me partinë kryesore socialiste, duke u bërë udhëheqës i saj në vitin 1989, ku nga ky pozicion u zgjodh kryetar i Lisbonës si kreu i një koalicioni të partisë socialiste dhe Komuniste.

Rizgjedhur kryetar bashkie në vitin 1993, ai ndërpreu mandatin e tij të dytë për të kandiduar me sukses për presidencën në vitin 1996. Ai u rizgjodh në një mandat tjetër pesëvjeçar në vitin 2001.

Sampaio u njoh për përpjekjet e tij të pakursyera në mbështetje të pavarësisë për Timorin Lindor, ish -kolonia Portugeze në veri të Australisë që Indonezia fqinje pushtoi dhe aneksoi në vitin 1975.

Ai, mbrojti dërgimin e një force paqeruajtëse shumëkombëshe, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për të shuar dhunën e shkaktuar nga policia pro-indoneziane, pasi Timori Lindor votoi për pavarësinë në një referendum të vitit 1999 të mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Ai ishte një mbrojtës i madh i kauzës së Timorit Lindor dhe luajti një rol vendimtar në zgjidhjen politike dhe diplomatike që çoi në pavarësi”, tha Jose Ramos-Horta, ish-president i Timorit Lindor.

Në vitin 2004, refuzimi i Sampaio për të thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Jose Manuel Barroso u largua si kryeministër për të kryesuar Komisionin Evropian, u denoncua nga partitë opozitare, përfshirë partinë e tij.

Ai u tërhoq katër muaj më vonë dhe shpërndau parlamentin, duke besuar, siç tha më vonë, se vendi po shkonte “jashtë kontrollit” nën Pedro Santana Lopes, pasardhësin e emëruar të Barrosos.

Sampaio ka lënë gruan e tij të dytë, Maria Jose Ritta, dhe dy fëmijët e tyre. Qeveria portugeze ka shpallur tri ditë zi kombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore