Teknologji

‘Iron Man’ dhe investimi i tij në teknologjinë e gjelbër


Robert Downey Jr, i njohur si Iron Man, ka thënë që do të investojë në teknologji për vetëdijesimin dhe përmirësimin e problemeve në ngrohjen globale.

“Teknologjia e gjelbër” (Green Technology) është pjesë e teknologjisë, e cila punon specifikisht në zgjidhjen e problemeve klimatike.

“Unë nuk jam fëmijë më. Dhe me të vërtetë dua të gjej gjëra që mendoj se janë dinamike dhe interesante dhe – më thuaj nëse jam gabim – por a nuk është kjo tema e cila duhet të diskutohet më shumë rreth saj”, deklaroi ai për BBC, transmeton Albanian Post.

Donwey Jr udhëheq ‘Koalicionin e Gjurmëve’ (Footprint Coalition), i cili është një koalicion investitorësh dhe donatorësh, të cilët janë të përkushtuar mbi konceptin e ngrohjen globale në planetin tonë.

Ka shumë mendime për këtë temë, gjysma e politikanëve dhe votuesve në Amerikë nuk janë të bindur se ngrohja globale është e vërtetë.

“Unë mendoj se ka një mënyrë tjetër të qasjes ndaj atyre që nuk besojnë se ngrohja globale nuk ekziston. Mund t’iu tregojnë në mënyra të tjera që ngrohja ekziston, por duke iu shmangur ofendimeve si ‘ti je gabim, ti je i çmendur dhe ti je i keq’”.

Ai fillimisht dëshironte të investonte në inteligjencën artificiale (AI) pasi ajo bashkohet mirë me reputacionin e tij me rolin e Iron Man, por vendosi t’i jepte përparësi ngrohjes globale.

Ky yll i Hollivudit thotë se tani po përkushtohet në fusha si transporti, energjia dhe produktet e konsumit.

Robert Downey Jr tani hyn në listën e yjeve si Princi Harry dhe Meghan Markle, Leonardo DiCaprio, Emma Watson dhe Mark Ruffalo, të cilët përdorin platformat e tyre për të rritur vetëdijesimin e popullatës mbi konceptin e ngrohjes globale.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore