Lajme

Inteligjenca ukrainase publikon listën e ushtarëve rusë të përfshirë në “masakrën e Bucha-s”


Inteligjenca ukrainase ka bërë publike një listë të ushtarëve rusë të Brigadës së 64-të që kryen “krime lufte” kundër popullit të Ukrainës në qytetin Bucha.

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre! Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) mori një listë të ushtarakëve të Brigadës së 64-të të Pushkave të Motorizuara që kryen krime lufte kundër popullit të Ukrainës në qytetin e Bucha-s”, thekson në Facebook GUR-i ukrainas.

Departamenti ukrainas siguron se të gjithë kriminelët e luftës do të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera kundër popullatës civile të Ukrainës.

Lista e pushtuesve rusë që kryen mizori kundër popullit ukrainas në Bucha mund të gjendet këtu.

Më herët, u shfaqën informacione zyrtare për çlirimin përfundimtar të të gjithë rajonit të Kiev-it nga trupat ruse.

Fill pas kësaj, u shfaqën foto për mizoritë e forcave ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse vranë, përdhunuan, abuzuan dhe torturuan njerëz.

Në fotot tronditëse nga Bucha, të cilat më pas u shfaqën në rrjet, shihet se forcat ruse po vrisnin njerëz të lidhur.

Mbrojtësit ukrainas gjetën më pas një varr masiv me më shumë se 280 trupa civilësh me shenja vdekjeje të dhunshme.

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse mohoi përfshirjen e tyre, duke argumentuar se pamjet nga Bucha dhe qytete të tjera dyshohet se janë “një provokim i radikalëve ukrainas”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore