Financa

INSTAT: Të pasurit shpenzojnë 8% të të ardhurave për udhëtime


Sipas një raporti nga Instituti i Statistikave (INSTAT), familjet me të ardhura të larta kanë shpenzuar 8% të të ardhurave në 2019 për transport.

Kjo kategori ka shpenzuar katër herë më shumë se familjet me të ardhura të ulëta dhe 60% më shumë se familjet me të ardhura të mesme.

Për familjet me të ardhura të larta, transporti është komponenti më i rëndësishëm i shpenzimeve pas konsumit të ushqimeve.

32% e të ardhurave nga kjo kategori shpenzohet për ushqim.

Shpenzimet e transportit renditen të dytat me 8%.

Pas ushqimeve dhe transportit, familjet me të ardhurat të larta shpenzojnë 7.2% të të ardhurave për restorante dhe hotele.

7.2 % e të ardhurave shpenzohet për mirëmbajtjen dhe faturat e shtëpisë nga kjo kategori.

Kostot e larta të transportit në Shqipëri lidhen me çmimet e larta të biletave të linjave ajrore dhe çmimet e larta të naftës.

Familjet me të ardhura të larta kanë strukturë konsumi të ngjashme me familjet me të ardhura të ulëta.

Më pak se një e treta e të ardhurave shkon për konsumin e ushqimeve.

Kjo tregon nivelin e ulët ekonomik që po kalon Shqipëria.

42% e të ardhurave shpenzohen për ushqime në Shqipëri.

Në Evropë, familjet shpenzojnë mesatarisht 12% të të ardhurave për ushqimet.

Transporti përbën grupin e dytë më të madh të shpenzimeve me 13.2% të totalit, pas shpenzimeve për mirëmbajtjen e shtëpisë që zënë rreth 24% të totalit./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore