Shqipëria

Inflamacioni i zemrës pas vaksinave anti-COVID, efekt anësor i rrallë tek Pfizer dhe Moderna


Inflamacioni i zemrës është një efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe Moderna.

Lajmin e bёri tё ditur tё premten Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

“Efektet anësore janё më të zakonshme te burrat e rinj, por siguria dhe përfitimet e vaksinave anti-COVID vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik”, deklaroi EMA.

Kushtet shëndetësore, të lidhura me vaksinat, janë inflamacioni i muskulit të zemrës, i njohur si miokarditi dhe inflamacioni i qeses së mbushur me lëng në të cilën ndodhet zemra, e njohur si perikarditi.

Simptomat e tyre janë dhimbje gjoksi, marrje fryme, rrahje zemre nё formё tundjeje, me shumicёn që shfaqen nё dy javёt e para pas vaksinimit, sipas njoftimit të agjencisë.

“Kushdo qё mund tё ketё kёto simptoma, duhet t’i drejtohet një mjeku”, thonë autoritet e EMA-s.

Analiza e rasteve e EMA-s zbuloi 145 raste të miokarditit dhe 138 raste të perikarditit, nga 177 milionё doza të administruara, te Pfizer-BioNTech dhe 19 raste të miokarditit dhe 19 raste të perikarditit nga 20 milionё doza te Moderna.

Prej tyre pesë persona humbën jetën, të moshuar ose me kushte të tjera shëndetësore.

Lidhjen e studioi gjithashtu Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore e Mbretёrisё sё Bashkuar (MHRA).

Sipas saj, raportet janë jashtëzakonisht të rralla, me raste më së shumti të lehta dhe individë që zakonisht u shëruan brenda një kohe të shkurtër me trajtim standard dhe pushim.

“Edhe pse rreziku është shumë i rrallë, ka më shumë gjasa të zhvillohet te të rinjtë, të cilët janё dhe aktualisht në fokus të fushatës së vaksinimit në Britani”, u shpreh MHRA.

Vaksinat e tjera

Lidhja me inflamacionin e zemrës u gjet vetëm në vaksinat që pёrdorin teknologjinë mARN, të cilat trajnojnë sistemin imunitar.

Asnjë lidhje nuk u gjet tek vaksinat si AstraZeneca apo Janssen e Johnson&Johnson, që përdorin virus të modifikuar gjenetikisht.

Sidoqoftë, EMA këshilloi këdo që ka një histori të sindromës së rrjedhjes kapilare-një sindromë e rrallë por serioze në të cilën lëngu rrjedh nga enët e gjakut në trup- të mos i jepet as vaksina Janssen.

Miokarditi dhe perikarditi do të renditen tashmë zyrtarisht si efekte anësore të këtyre vaksinave në Britani dhe në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore