Lajme

India vendos përdorimin e një ilaçi të ri anti-Covid


India ka filluar shpërndarjen e një ilaçi të ri të prodhuar në vend, për trajtimin e Covid-19, të hënën e 17 majit.

Autoritetet kanë miratuar ilaçin 2-DG. Fillimisht ai do të përdoret në spitalet në të gjithë kryeqytetin e Delhi-t.

Sipas një deklarate të qeverisë, ajo “do të jetë në dobi të jashtëzakonshme për njerëzit që vuajnë” nga Covid-19.

Sidoqoftë, disa kritikë paralajmërojnë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme në dispozicion për të mbështetur aprovimin urgjent të ilaçit, si një trajtim anti-Covid.

Ilaçi -2-deoksi-D-glukozë-, ose 2-DG, është zhvilluar nga Organizata e Kërkimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Dr Reddy’s.

“Rezultatet e provave klinike kanë treguar se kjo molekulë ndihmon në shërimin më të shpejtë të pacientëve të shtruar në spital dhe zvogëlon varësinë shtesë të oksigjenit”, tha qeveria në një njoftim.

Por, ekspertët e shëndetit thonë se mungesa e të dhënave të botuara mbi efektivitetin e ilaçit, në provat njerëzore ngre pyetje në lidhje me efikasitetin e tij.

Gjithashtu at tregojnë se D2 fillimisht ishte zhvilluar dhe testuar për trajtimin e kancerit, por nuk është aprovuar akoma edhe pas përdorimit të zgjatur.

Aktualisht nuk ka shërim për Covid-19 dhe ilaçet e përdorura për të lehtësuar simptomat janë në mungesë të lartë në Indi, e cila është në kthetrat e një vale shkatërruese të dytë.

Me më shumë se 24 milionë raste dhe 270 mijë vdekje, India tani është epiqendra e pandemisë globale.

Vala vdekjeprurëse e dytë e virusit po shkatërron pjesë të mëdha të Indisë, me vdekjet që u rriten ndjeshëm javët e fundit.

Shumë spitale kanë mbaruar shtretërit dhe oksigjenin për të siguruar trajtimin bazë. Si dhe nuk ka më hapësirë për djegien e trupave të vdekur.

Fushata e vaksinimit të vendit gjithashtu nuk po bën gati progresin e nevojshëm për të lehtësuar krizën aktuale.

Lirimi i qeverisë thotë se ilaçi do të përdoret si terapi plotësuese në raste të moderuara deri në ato të rënda.

Ai gjithashtu thekson se, për shkak të përbërjes së tij të thjeshtë, “ai mund të prodhohet lehtësisht dhe të vihet në dispozicion më shumë në vend”. Duke rritur shpresat se ai përfundimisht mund të përdoret gjerësisht dhe të lehtësojë emergjencën aktuale të Covid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore